Paul McCartneyAnëtari i Beatles-ave legjendar zbuloi se për shkak të përfoljeve të cilat janë përhapur për të gjatë viteve të ’60-ta të shekullit të kaluar është paraqitur dyshimi, se a është ai vërtet apo bëhet fjalë për një mashtrues.

Para më shumë se katërdhjetë vjetëve është përhapur lajmi se në vitin 1966 sir Paul McCartney ka vdekur në një aksident automobilistik, njofton ‘The Telegraph’.

‘Më së vështiri e kisha kur vëreja njerëz duke më shikuar dhe që pyetnin se ‘se a ka qenë gjithmonë kështu’, tregon 67-vjeçari McCartney.

Tregimi për sir Paul-in, është njëra ndër më të vizituarat në Google, dhe e cila është përhapur në tetorin e vitit 1969 pasi që një DJ nga Detroiti njoftoi që grupi si zëvendësim për McCartney-n e ka angazhuar William Campbell-in. Si tregues se ai ka vdekur vërtetë është marrë fotografia në zebër në të cilën McCartney nuk kishte të mbathur këpucë. Më tutje, pozita në të cilën është bërë kjo fotografie sipas asaj teorie tregon paradën e funeralit, në një automobil të parkuar ishte vënë një pllakë me regjistrimin a ’28IF’, që është deshifruar si Paul do t’i kishte 28 vjet po të mbijetonte deri sa të dilte albumi.

‘Kjo vërtetë ka qenë qesharake, por edhe absurde. ‘Bos’ kam qenë pasi që kam hequr sandalet, ndërsa ai automobil ka qenë i parkuar rastësish pas nesh. Kjo ka qenë një çmenduri’, deklaroi McCartney.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here