Mc Kresha tregon se ‘’Jemi një, të gjithë të barabartë’’Reperi Mc Kresha, ka zgjedhur të kaloje një pasdite shumë të dashur me një fans të tij, të cilin e ka falënderuar për këtë mundësi.

Përmes profilit të tij në Instagram Mc Kresha ka treguar se një nga fansat e tij të veçantë është Qëndrimi, i cili i ka mundësuar Kreshës që të ketë një pasdite më ndryshe dhe një pasdite shumë të këndshme. Poashtu Kresha ka theksuar se ne ‘’Jemi një, të gjithë të barabartë’’.

Lumturia që shihet në fytyrat e të dyve së bashku lë të kuptosh se kjo pasdite ishte e mbushur me momente shumë të mira për reperin dhe fansin e tij.

Mc Kresha përmes kësaj fotografie ka dëshmuar se me gjëra të vogla mund të bësh dikë të lumtur, gjë kjo e rrall nga një artist në vendin tonë që u përkushtohen kaq mirë fansave të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here