Mc Kresha ka publikuar mbrëmë albumin e tij të ri, të titulluar “Air Force 1”, për të cilin ka punuar intenzivisht kohën e fundit.

Promovimi u bë në qytetin e Mitorvicës,që është edhe qyteti i lindjes së reperit, ndersa data e zgjedhur përkonte me ditëlindjen e tij të 28-të.

Bashke me “Air Force 1”, Kresha ka publikuar edhe videoklipin e ri të këngës me titull “Çok Güzel”, që është shkeputur nga ky album. Kjo këngë është një kombinim i vargjeve të rrepta, përcjellë me tinguj të lehtë oriental në prapavijë.

Muzika është punuar nga Koco & Torch Music, ndërsa videoklipi është realizim i produksionit “Pulla”.

“Çok Güzel” ngjanë me një film të metrazhit të shkurtër, ku MC Kresha shfaq edhe aftësitë e tij aktruese.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here