Në këtë sezonë verore, Mc Kresha ka punuar intensivisht për albumin e tij të ri, i cili do të promovohet këtë të mërkurë (5 shtator), në qytetin e lindjes së reperit, Mitrovicë.

Kjo datë, njëkohësisht përkon edhe me datën e lindjes së reperit, që me 5 shtator mbush 28 vjet.

Si paralajmërim të albumit të titulluar “Air Force 1″, Kresha ka publikuar videoklipin e ”intro”-s së albumit, duke konfirmuar se albumi do të jetë shumë shpejti në duart e fansave të muzikës së tij.

Ky album përmban 15 këngë me tematika të ndryshme, ku tekstet e këngëve i ka përgatitur vetë Kresha, ndërsa kompozimet dhe orkestrimet i ka bërë me Enis Preshevën, në bashkëpunim edhe me Strike-Veatz, Big Band, Torch, Severe, Don Arbas, D Ton etj.

Titulli i albumit “Air Force 1”, lidhet me atletet e Mc Kreshës që kanë të bëjnë me këtë emër me të cilin identifikohet edhe aeroplani presidencial i Amerikës.

Albumi do të lansohet bashkë me videoklipin e titulluar “Çok Güzel”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here