MC Kresha nuk ka të dashurReperi i njohur, MC Kresha, ka deklaruar se aktualisht nuk është në ndonjë lidhje dashurie.

“Momentalisht nuk jam i dashuruar. Besoj se ajo (dashuria) nuk njeh famë dhe as zgjedhje. Është diçka shpirtërore”.

“Me rëndësi është të jetë njeri dhe të më bëjë të lumtur”, është përgjigjur MC Kresha në pyetjet e fëmijëve në emisionin e KTV-së, E Diela me Vesën.

Ai përpos jetës private ka ndarë detaje edhe nga planet për të ardhmen në karrierë.
“Do të vazhdoj të bëj këngë të reja. Nuk mund ta publikoj titullin akoma. Nuk do të ndalem me vetëm një këngë, por do të bëj shumë”, ka shtuar reperi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here