Dyshja e skenës muzikore, Rozana Radi dhe MC Kresha, që tashmë disa muaj janë në lidhje dashurie, Vitin e Ri nuk do ta kalojnë së bashku.

Arsyeja e ndarjes së tyre për mbrëmjen më të veçantë të vitit është pikërisht angazhimi i tyre në vende të ndryshme në këtë natë.

“Unë dhe Rozi jetojmë bashkë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, por Vitin e Ri do ta presim të ndarë pasi jemi në punë. Shoubizi kështu e ka”, ka pohuar MC Kresha, përcjellin mediat shqiptare.

Pas festës ata do të publikojnë edhe klipin e këngës së tyre, pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2011”, “Jaba daba du”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here