Hetimi dyvjeçar për përdhunim kundër iluzionistit David Copperfield është mbyllur pa akuza të ngritura, deklaruan autoritetet amerikane.

Një grua nga Seattle, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka pohuar se është sulmuar seksualisht në ishullin e saj privat në Bahamas më 2007.

Avokatët e iluzionistit kanë hedhur poshtë pretendimet e saj si një përpjekje për “grabitje parash, qartë dhe thjesht”. Avokati i Rebecca Roe, tha se klientja e saj është “e zhgënjyer”.

Zyra e Prokurorit amerikan në Seattle deklaroi se vendimi “nuk duhet të kuptohet si koment për fajësi apo pafajësi”. Avokatët e Copperfieldit nuk bënë asnjë koment të menjëhershëm për vendimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here