Mbrojtja e fëmijëve të Jackson mbi një milion dollarë Tre fëmijët e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson do të mbrohen nga një ekip truprojash që do të kushtojnë 1.1 milion dollarë (753.734 euro) në vit.


Familja Jackson dëshiron të mbrojë fëmijët, pasi që ekziston frika që Prince Michael, Paris dhe Prince Michael II (aka Blanket), mund të jenë pre e kidnapuesve pas vdekjes së babait të tyre.

Sipas “News of the World” avokatët e familjes kanë bërë një plan mbrojtës për tre fëmijët dhe kanë angazhuar gjashtë truproja, të përgatitur për të luftuar në rastet e kidnapimit./telegrafi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here