Vetëm pak kohë pas publikimit të fotove nudo të Princ Harrit, familja mbretërore në Britaninë e Madhe është sërish në shënjestër të paparacëve.

Është rradha e Mbretëreshës Elizabeta e II-të. Gjyshja 86- vjeçare është fotografuar gjatë fundjavës duke ngarë Range Roverin e saj, ndërsa kishte veshur një triko me kapuç, gjatë një ditë gjuetie thëllënxash në Balmoral.

Kështu Mbretëresha edhe pse kërkoi një mbledhje të shpejtë të familjes pas publikimit të fotove të nipit të saj, nuk duket të jetë shumë e tensionuar për çështjen, shkruan panorama.

Nga ana tjetër, Princi William e kaloi fundjavën me bashkëshorten e tij, Kate Middleton.

Një burim brenda familjes mësohet të ketë thënë se William nuk ishte shumë i impresionuar nga sjellja e fundit e vëllait të tij

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here