Duka dhe dukesha i Cambridge-it prince William dhe Kate kanë rinisur jetën sociale. Ata patën një shkëputje për shkak të angazhimeve të dasmës së tyre.

William dhe Kate kanë qenë të ftuar nderi në një darkë gala bamirësie. Në këtë darkë merrnin pjesë njerëzit më të njohur dhe nga shtresat sociale më të lartë të Londrës, por edhe shumë të ftuar VIP, si Colin Firth, Liz Hurley, Jemima Khan.

Cifti mbretëror mori pjesë në këtë evenimet në emër të fondacionit të bamirësisë“Princi William dhe princi Harry”.

Kjo është konsideruar si një nga ngjarjet kryesore të shoqërisë së lartë londineze që zhvillohet cdo vit. Vitin e kaluar u mblodhën 14 milion paund për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Katë, si gjithmonë tepër elegante, mbante veshur një fustan të gjatë rozë të zbehtë por tepër joshës i cili kishte kushtuar 3800 paund britanik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here