Mbi 230 makina të prishura gjatë xhirimit të “Fast and Furious 7”“Fast and Furious 7” ka thyer parashikimet, duke u renditur si ndër filmat më me shumë fitime, por edhe makinat të cilat kanë qënë pjesë e skenave të ndryshme kanë pasur shumë shpenzime.

Bëhet fjalë për plot 230 makina të prishura gjatë xhirimit, e ndërsa vlera e tyre është e lartë.

Kjo justifikohet me faktin se të ecësh me makinë në një shpejtësi marramendëse si ndodh në skenat e “Fast and Furious”, nuk është aq e thjeshtë sa duket në film. Ka qënë koordinatori i “Universal franchise”, Dennis McCarthy, i cili ka bërë me dije se më shumë se 230 makina janë shkatërruar gjatë xhirimeve për Furious 7.

Të njëjtat burime shtojnë se për pjesën më të vështirë të filmit, për realizimin e të cilës janë prishur mbi 40 makina ka qenë ajo në malet Kolorado.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here