Është koha për pjesën e dytë të “Baby One More Time”.

Mbesa e vogël e Britney Spears, Maddle e cila është vetëm katër vjeçare dhe është vajza e motrës së yllit Jamie Lynn po ndjekë hapat e tezës së saj në festivalin e yjeve.

Nëna krenare postoi foton ku shihej engjëlli i vogël e veshur si Britney me hitin e saj të vitit 1998, “Baby one more time”.

Me tu postuar kjo foto, komentet ishin nga më të ndryshmet. Kishte shumë nga ata të cilët mendonin se Britney nuk është më një shembull i mirë për fëmijët e vegjël. Arsye për këtë është jeta e shthurrur e 30 vjeçares, sidomos viteve të fundit pas ndarjes nga bashkëshorti Kevin Federline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here