Një kalendar për të marrë pjesë në paraolimpiadën e Londrës. Maya Nakanishi, atletja japoneze ka pozuar nudo përpara fotografit Takao Ochi, me objektivin për të mbledhur fonde që do i japin mundësinë të marrin pjesë në lojrat olimpike.

27-vjecarja që ka humbur një këmbë në një aksident para 6 vitesh, ka qënë e 4 në 200 metërsh në paraolimpiadën e Pechinit, vitin e kaluar nuk ka mundur të marrë pjesë në Botëror për arsye ekonomike.

‘Nuk e kam problem të dal nudo’ ka thënë ajo. ’Dua të më shohin për këtë që jam’. Atletja japoneze ka lëshuar një apel në blog-un e saj për të blerë kalendarin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here