Mauro Icardi bashkëshorten e bën menaxhereMauro Icardi vazhdon të përbëjë lajm në Itali edhe jashtë fushe, dhe si gjithmonë nuk mund të mungonte modelja dhe gruaja e tij, Wanda Nara.Sulmuesi i Interit ka pushuar nga puna menaxherin e tij, Abian Moreno duke ia lënë përgjegjësinë e marrëveshjeve financiare gruas të tij modele, Wanda Nara-s.

Wanda Nara ka qenë edhe më parë e përfshirë në marrëveshjet e sulmuesit, teksa dy vite më parë ishte ajo që i siguroi një kontratë tre milionë euro.

Lajmin e bëri të ditur vetë menaxheri i lojtarit, Abian Moreno, i cili ka mbajtur këtë pozicion për dhjetë vitet e fundit, për radion kiliane “RadioUno”, duke nënvizuar se kontrata e tij me “Maurito”-n nuk ishte rinovuar.

Edhe pse këtë lajm nuk e ka komentuar as Icardi dhe as Wanda Nara, lajmi u konfirmua edhe nga llogaria personale e menaxherit në “Twitter”. Çifti ka tërhequr mjaft polemika në të kaluarën, pasi u lidhën së bashku teksa Wanda Nara u divorcua nga ish shoku i skuadrës së Icardit, Maxi Lopez.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here