Mask për trajtimin e flokëve të dredhuarFlokët kaçurrela dëshirohen nga shumë femra, mirëpo e njëjta gjë nuk vlen edhe për dredhat e padëshiruara të flokëve, që shfaqen herë pas here, duke ndikuar negativisht në vetëbesimin e femrave. E, për t’iu ndihmuar që të çliroheni nga problemet e tilla më poshtë jua kemi sjellë recetën e një serumi krejtësisht natyral, që ju ndihmon në trajtimin e këtij problemi.

Përbërësit e nevojshëm:

Vaji i kokosit (varësisht prej trashësisë dhe gjatësisë së flokëve)

3-4 lugë gjelle xhel të aloe-verës

3-4 lugë gjelle vaj xhoxhoba

2 kapsula vaj vitaminë E. Nëse e përdorni vitaminën E nga shishja, do të mjaftonte një lugë gjelle

Një shishe qelqi për ta ruajtur serumin.

Metoda e krijimit të serumit:

Tundeni mirë aloe-verën për ta krijuar një pastë;

Nxeheni vajin e kokosit deri sa të shkrihet;

Përzieni mirë vajin e kokosit me aloe-verën, para se t’ia shtoni vajin xhoxhoba dhe vajin e vitaminës E;

Pasi që të jetë krijuar një përzierje homogjene, hidheni përzierjen në shishe dhe lëreni të ftohet!

Përdorimi i serumit:

Koha më e përshtatshme për përdorimin e këtij serumi është menjëherë pasi të keni dalë nga dushi, ose kur flokët tuaj janë ende të lagët. Merreni një sasi të konsiderueshme të serumit dhe me të trajtojini flokët duke filluar nga rrënjët, deri tek majat.

Sigurohuni që të mos lini ndonjë pjesë të flokëve pa e trajtuar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here