Aktorja Shqiptare qe jeton dhe punon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Masiela Lusha, ka postuar se fundi disa foto ne profilin e saj ne FB, ku shfaqet ne nje moment gjate xhirimeve te nje filmi.

Ne filmin me te ri qe titullohet “Orc War”, ku sic eshte mesuar interpreton rolin e princeshes Alija, Masieles i duhet te luftoje edhe me disa Zombi, nderkoh ne nje prej fotove te shkeputur gjate xhirimeve shihet e kryeqezuar, ne nje version te ngjashem me ate te Jezu Krishtit.

Masiela prej vitesh pervec aktrimit, eshte angazhuar dhe me shkrimin e librave per femije, shitja e te cilave ka hecur mjaft mire, nderkoh 27-vjecarja nga Kucova eshte bere e njohur fale serialeve si “Blood, The Last Vampire” etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here