reklama  e PINK ne ShqiperiPINK-u në Shqipëri ishte një mashtrim. Dhe kjo i ka kushtuar firmës që e lançoi ardhjen e këngëtares me famë botërore në Shqipëri, një proces gjyqësor.

Policia e Durrësit bën të ditur se është plotësuar dosja hetimore për kompaninë “Venue”, që mashtroi me ardhjen e PINK në Shqipëri duke shituar mijëra bileta me çmim të kripur.

Ndaj kësaj kompanie rëndon akuza e vjedhjes me anë të mashtrimit. Dosja është hapur pas denoncimeve të adhuruesve që u mashtruan me PINK-un.

Më datë 15 gusht është organizuar një party në hotel Tropikal në Durrës me PINK që s’ishte gjë tjetër veçse një këngëtare anonime shqiptare që imitonte keqas këngëtaren me famë botërore. Pra ka imituar vetem emrin. Pasi kanë parë reklamat qindra pushues që gjendeshin në Durrës, por edhe adhurues të këngëtares ardhur nga gjithë qytetet e vendit kanë zbarkuar tek Tropikali me shpresën për të ndjekur nga afër këngëtaren e njohur.

Zhgënjimi ka qenë shumë i madh, dhe protesta e fansave ka vazhduar gjatë në media duke sharë kompaninë mashtruese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here