Dihet që këngëtarja Rozana Radi është beqare aktualisht. E ka pohuar vetë, e madje vetëm është parë nëpër festat e fundit në kryeqytet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ajo është e vendosur që të mos krijojë një raport apo të mos njohë persona. Në foton që ju sjellim këtë herë ajo shihet me një mashkull duke kërcyer e qeshur.

Nuk dimë nëse ky është ndonjë shok i Rozanës apo një njohje e re është në sfond për këngëtaren. Gjithsesi, nëse bëhet fjalë për dikë në jetën e Rozit, “Bluetooth” do ta zbulojë shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here