Nëse temperaturat këtë verë shkuan deri në 40 grade Celsius, ato ndikuan jo vetëm te njerëzit e thjeshtë, por edhe te vip-at, sidomos te femrat që deri diku nga dukja e tyre u nxehën deri në ekstrem.

Madje, vajzat e skenës na sollën lloj-lloj veshjesh dhe dukjesh, saqë dikush arriti që ta heqë edhe pjesën më të madhe të flokëve, të cilat për femrat në përgjithësi janë secila fije e çmuar, dhe të bëhen gjysmë tullace. Por, vajzat që shihni në foto, një pjesë e tyre nuk kaluan pa u komentuar nga të gjithë për dukjen e tyre.

Rikthimi i Bleonës

Rikthimi dhe buja e madhe e koncerteve të Bleona Qeretit bën që ajo të pajiset edhe me veshje kundër deklaratës së saj të nxituar që e mohoi dikur në mediet e huaja gjuhën shqipe. Ajo ishte armatosur, e megjithatë veshja e saj me shqiponjë ishte menduar për t’u mbuluar vetëm nga mesi e lart, e poshtë ishte në version jopatriotik, por “hot”.

Një tjetër artiste që i pëlqen çdo orë ndryshimet dhe i realizon se ka shumë guxim, nuk mund ta linim anash. Kjo është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila të paktën me këto kaçurrele të saj nuk është se u pëlqye shumë, ndërsa dominoi edhe këtë verë ngjyra e zezë dhe sytjenat e zeza.

Për këngëtaren atraktive Genta Ismajli nuk munguan nëpër koncerte edhe kaçurrelat në flokët e saj, por ajo që ra sy ishte edhe gërsheti i saj, që ta themi të drejtën ishte paksa më i madh se sa duhet, dhe dikush e krahasoi me trimëreshën Shote Galicës.

Po për dukjen e saj nuk lihet pa u komentuar dhe ka rënë në sy edhe këngëtarja shumë e kërkuar e kësaj vere, Elvana Gjata, e cila vënia në pah e stilit gërsheta të vegjël sikur t’i mungojnë pak flokët. Por, në disa koncertet Elvana ka pasur edhe probleme, ndoshta nxitime me veshjen.

Por, bumin e stilit të flokëve, ose prerjen deri në rrënjë e kishte këtë verë këngëtarja Nora Istrefi, që iu desh edhe për shkak të videos së re, por që fotot e saj erdhën dhe u komentuan edhe para se videoja të ishte në treg. E, megjithatë, këtë verë flokët sikur ia morën pak suksesin e muzikës së saj. Ndërsa, si për të kopjuar, apo ndjekur guximin e ndryshimit të Norës, edhe këngëtarja durrsake Ledi Vokshi ia futi një të qethur flokëve, vetëm se berberi i saj i bëri edhe disa yje, kjo edhe për t’iu përshtatur videos së re që këngëtarja e solli këtë verë.

Por, si duket, edhe këtë verë, jo vetëm qethja deri në zero e një pjese të kokës së artisteve tona ishte modë, edhe përdredhja e flokëve të tyre në të ashtuquajtura kaçurrele nuk munguan. Këngëtarja që këtë verë nuk solli ndonjë hit, por shumë foto dhe pushime, Rezarta Shkurtaj ra në sy në “Summer Fest” me veshjen e saj merimangë dhe kaçurrelët e saj anash. Ndërsa këngëtarja simpatike Adelina Berisha është mësuar tashmë me kaçurrelat, por këto ditë të nxehta, ajo, përveç shumë angazhimeve, u mundua duke ndryshuar styling.

Tuna, ndër më të nxehtat

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu ka qenë një nga femrat më të nxehta të kësaj vere, duke nisur nga klipi “I asaj” e deri te dukja. Ndërsa ne e siguruam vetëm këtë foto, e cila duket si dikur Madona, por Tuna çdo verë me dukjen e saj provokon dhe nuk “ia nin”, madje është gjithmonë “in”. Por, vlerësojeni ju lexues dhe dashamirë të artisteve tona, u zbukuruan apo u masakruan femrat e skenës shqiptare me këto ndryshime të guximshme të tyre?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here