Ylli i Kings of Leon dhe modelja e tij kanë lidhur kurrorë të shoqëruar nga familja dhe miqtë. Basisi i bendit, Jared Followill dhe modelja Martha Patterson janë zyrtarisht burrë dhe grua.

Jared 25 vjeçar dhe Martha 21, u martuan në një ceremoni me dyer të mbyllura. “Tavolinat që ata kishin përgatitur për mysafirët ishin të mbushura me ushqime të shtëpisë dhe gjithçka ishte shumë reale.

Ky gjithmonë ka qenë stili i tyre”, tha një mysafir në dasmë. Dyshja kanë qenë në lidhje për vetëm pak muaj dhe jaë fejuar me 11 prill. Jared më parë ka qenë i lidhur me aktoren e “Twilight” Ashley Green.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here