Nëse ky është fustani, të cilit Vesa Luma i ka “vënë syrin” për dasmën e vet, këtë ne nuk dimë akoma ta themi, por që këtë verë ajo pranoi të dalë publikisht me të dashurin e saj, Kreshnik Zalli, këtu mund të ketë diçka për të shtuar…

Biondina e bukur që tanimë është pjesë e spektaklit “E Diell” me “12 Fantastikët” ka pozuar para aparatit fotografik me një nga fustanet e bardhë të nusërisë që gjenden në atelienë e stilistit kosovar Valdrin Sahiti.

Edhe pse këngëtarja e hitit “Amanet” ka pohuar se fustanin e veshi veç për provë, të gjithë jemi dakord me faktin se çdo femër para “ditës së madhe” e vesh vetëm për provë “fustanin e ëndrrave”.

Nuk e dimë nëse i dashuri i saj, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka bërë apo jo ndonjë propozim surprizë këngëtares simpatike, por kjo gjë me siguri do të merret vesh në vijim. Mund të ndodhë edhe që bukuroshja të jetë duke u përgatitur për klipin e radhës, ku si shumë kolege mund të shndërrohet në nuse…

Për momentin le të shijojmë pak nga gustoja e Vesës, e cila me fustan të bardhë duket mrekullisht bukur, edhe pse me disa kg më tepër. Kohët e fundit Vesa humbi shumë në peshë, falë pjesëmarrjes në show-n e popullarizuar “Dancing with the stars”. Nëse Vesa, e cila nuk e fsheh më dashurinë e saj, do të jetë një nga nuset VIP të vitit 2012, atëherë shumë urime!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here