Trashëgimtarja e perandorisë së gurëve të çmuar Swarovski i ka dhënë fund beqarisë. Victoria Swarovski, 23 vjaçare pati një dasmë luksoze dhe veshi një fustan prej 700 mijë paund, të stolisur me 500,000 kristale të familjes së saj.

Fustani i nuses ishte dizenjuar nga Michael Cinco. Më vonë ajo veshi edhe dy fustane të tjera për ceremoninë e prerjes së tortës dhe kërcimin e parë.

23-vjeçarja, e cila është gjithashtu një këngëtare e famshme në Austri, u martua me të dashurin e saj investues në prona, 40- vjeçarin Werner Mürz.

Pak pas mbarimit të ceremonisë e cila u mbajt në Trieste të Italisë, nusja postoi në Instagram edhe fotografi ku puthte bashkëshortin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here