Martohet Korab Shaqiri me 19 shtator Më 19 shtator do të jetë data kur kantautori Korab Shaqiri, do ta kurorëzojë me martesë lidhjen e tij gjashtëvjeçare me të dashurën, Lulkaçela Jashari, bën të ditur emisioni “Express Summer”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në emisionin veror të KTV-së “Flladi”, duke thënë se ka ardhur koha që të bëjnë ndryshime në jetën e tyre si çift.

Me këtë rast, Korabi nuk hezitoi të japë detaje, sa i përket ceremonisë martesore. Ai bëri të ditur se nuk e kanë në plan të bëjnë dasmë të madhe, por që do të jetë diçka intime vetëm më familjarë dhe miq.

E sa i përket muzikës, Shaqiri është duke e shijuar suksesin e këngës “Shokët e mi”, të cilën e solli edhe me videoklip në fillim të muajit korrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here