Kim u martua me basketbollistin në një ceremoni në Montecito, Kaliforni, me 440 të pranishëm nga familja dhe miqtë.

Kim, 30 vjeçare, u shoqërua në altar nga njerku i saj Bruce Jenner.

Raportohet se ceremonia martesore ka zgjatur gjysmë ore dhe pa Kim-in dhe Kris-in të këmbenin unazat e martesës të bëra nga Lorraine Schwartz.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Avril Lavigne, Lindsay Lohan, Eva Longoria, Demi Lovato, Ryan Seacrest dhe Mel B.

Martesa e Kim Kardashian me Kris Humpries është një nga martesat më të kushtueshme (rreth 10 milionë dollarë)- dhe ndoshta mund të mos i ketë kushtuar asaj as edhe një cent.

Sipas Hollywood Reporter, familja Kardashian mund të përfitojë financiarisht nga dasma.

Si është e mundur? 30 vjeçarja, yll i realitetit televiziv thuhet se është paguar 50,000 dollarë nga klubi i natës Tao në Las Vegas për të mbajtur festën e beqarisë së tij dhe të saj që u zhvilluan në muajin korrik.

Njerku i saj Bruce Jenner, gjithashtu thuhet se ka bërë një marrëveshje prej 1.5 milion dollarë me një revistë për të drejtat ekskluzive të fotove të dasmës.

Shitësit e ndryshëm që janë të përfshirë në ditën e saj të madhe ose kanë ulur çmimet ose i kanë dhënë produktet/shërbimet e tyre falas në këmbim për shfaqjen që vjen me emrin Kardashian.

Përpara dasmës Kim-it i ishin dhuruar 3 fustane nusërie për të zgjedhur për ditën e saj të madhe që kushtonin të paktën 20,000 dollarë secili.

Thuhet se Kris Humphries ka pasur ulje të konsiderueshme në çmimin e unazës për Kimin që kushtonte 2 milionë dollarë.

Mendohet se marrëveshje të tjera janë realizuar dhe kjo ka bërë që ylli i realitetit televiziv të mos ketë fare shpenzime në ditën e saj të madhe -megjithatë për momentin këto janë vetëm zëra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here