Martohet ish-gruaja e Vladimir Putin Ish-gruaja e presidentit rus, Lyudmilla, shfaqet rrallë në publik. Ajo është parë rrallë në krah të bashkëshortit vitet e fundit dhe pothuajse fare pas ndarjes. Por kohët e fundit, duket se 58-vjeçarja është martuar me një djalë 21 vjet më të vogël.

Autoritetet ruse nuk kanë certifikatë martese, por Lyudmilla ka ndryshuar mbiemrin në dokumentet e identifikimit.

Partneri i saj është një biznesmen 37-vjeçar me emrin Arthur Ocheretny.

Martohet ish-gruaja e Vladimir Putin

Nëse lajmi konfirmohet, atëherë në Rusi të gjithë kanë të drejtë të mendojnë se edhe vetë Putin është martuar me gjimnasten Alina Kabayeva, 30 vjeçe.

Martohet ish-gruaja e Vladimir Putin

Vladimir Putin dhe Lyudmilla bënë publik vendimin për t’u ndarë në korrik të vitit 2013, por në Rusi flitej shumë kohë më parë se ata ishin burrë e grua thjesht në dokumente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here