Burim Ramadani, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe sekretar i përgjithshëm i AAK-së, i ka dhënë fund beqarisë.

Ramadani është martuar të dielën mbrëma në një ceremoni me Lindita Ahmetin nga Prishtina. Dasma e Ramadanit është mbajtur në Hotelin Emerald në Prishtinë.

Në këtë aheng është njoftuar po ashtu se çifit i ri presin së shpejti edhe lindjen e vajzës.
Indeksonline sjell fotografi të çiftit të ri.

Në dasmën e Ramadanit, në mesin e rreth 600 mysafirëve, kanë marrë pjesë edhe shumë personalitete politike. Në mesin e mysafirëve special ishte edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, bashkëvendase e Ramadanit nga Theranda, kreu i EULEX-it, Xavier de Marnhac, deputetë e funksionarë të shumtë.

Kurorëzimin e Burimit dhe Linditës e ka bërë kryetari i Therandës, Blerim Kuçi. Muajin e mjaltit cifti i ri pritet ta kalojë në Itali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here