Alec Baldwin është martuar me të dashurën e tij dhe njëkohësisht instruktoren e tij të jogës Hilaria Thomas. Aktori 54-vjeçar ka bërë celebrimin me partneren e tij 28-vjeçare në një kishë të Nju Jorkut.

Sipas ‘The Sun’, të ftuar ishin edhe regjisori Woddy Allen dhe aktorja Tina Fey.

Alec Baldwin dhe Hilaria Thomas kanë nisur marrëdhënien e tyre verën e kaluar.

Alec Baldwin ka qenë më parë i martuar me aktoren Kim Basinger me të cilën ka një vajzë 16-vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here