Aktori tetovarë që jeton në Amerikë Luan Bexheti është martuar dje me vajzën Rejhan Ismani tani edhe Bexheti, në City Clerk të New York-ut.

Aktori ka zgjedhur ditën e enjte për tu martuar për shkak se është dita kur ka lindur nëna e tij dhe se dita e enjte është ditë e mbarë për tu martuar.

Babai i Luanit i cili nderoi jetë para dy javësh, nuk pati mundësi për ta parë martesën e Luanit, mirëpo Luani sqaron se ai ka qenë i njoftuar se Rejhani do të jetë gruaja e tij e ardhshme. 

Vajza që i ka pushtuar zemrën Luanit është juriste nga Shkupi dhe punon në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni.

E bukura siç merr veshtë yllpress.com është se Rejhani ka shkuar në New York për punë ndërsa atje Luani i ka propozuar martesë dhe ajo ka pranuar dhe kështu lidhja e tyre njëvjeçare është kurorëzuar me martesë në byronë e martesave në City Clerk të New Yorkut.

Luani do bëj një dasëm të madhe tetovare në korrik të vitit 2013 në Tetovë

YllPress.com çiftit i uron jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku.

Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova që jeton e vepron në Amerikë, ka një karrierë dhe jetë të pasur artistike. Ai është një ndër emrat që ka prekur me elegancë skenën Holivudiane përkrah emrave të njohur të aktrimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here