Dëshira e madhe për të qenë një vajzë e ekraneve të cilës një ditë vajzat e reja shqiptare do ia kenë lakminë, si duket po bëhet realitet. Oferta të cilën organizatorët e një spektakli bukurie ia ofruan bukuroshes nuk mundi të refuzonte.

Kjo zgjoi ëndrrën e asaj vogëlushes që luante me kukulla në mërgim dhe që një ditë ëndërronte të bëhet mbretëreshë e bukurisë. Quhet Martina Ivezaj, është 20 vjeçare dhe vjen nga Malësia e madhe e Tuzit.

E lindur dhe e rritur në Gjermani në një familje me tradita shqiptare malësore, të cilat tradita i do dhe i respekton shumë.

Familjen time e përbëjnë prindërit Paloka dhe Pashka të cilët si shumë bashkatdhetar para 36 vjetësh e lanë vendlindjen. Ata me mendje gjithmonë ishin dhe janë pranë vendlindjes.

Jam shumë e kënaqur dhe krenare që kam fatin të kem prindër këta të dy. Na rritën dhe edukuan me të gjithë karakteristikat dhe tiparet shqiptare mua dhe dy vëllezërit sikur të ishim rritur në Malësi. Pra me një përkujdesje të posaçme na e rrënjosën vendlindjen e tyre, vendlindjen tonë. Besoj se të gjithë prindërit nga malësia dhe shqiptaria i kanë edukuar dhe i edukojnë fëmijët e tyre kështu, sepse nëse nuk e duam kombin tonë atëherë as i huaji nuk të do.

Pra, nuk mund të paramendoj një malësore të asimiluar në Gjermani sepse edhe pas shumë gjeneratave në të rrjedh gjaku i shqiptarit”, tregon në rrëfimin e saj për revistën “Shqip”, fotomodelja shqiptare e cila bën karrierë në Gjermani, Martina Ivezaj. Derisa tregon për hapat e parë në modelizëm, ajo nuk di si të shprehë falënderimin e prindërve për përkrahjen që i kanë dhënë në fushën e modës.

Në fushën e modelimit më ka përkrahur familja ime që nga fillimi i kësaj karrierë të cilët i falënderoj shumë për ndihmën e pandalshme.
Me këtë profesion merrem që nga viti 2006. Isha pjesëmarrëse në “Miss Malësia” dhe mora çmimin si “Përcjellësja e parë e Missit”, dhe në vitin 2008 mora pjesë në Zvicër në “Miss Rinora4”.

Kishte një konkurrencë shumë të madhe dhe aty e mora çmimin e parë ku u kurorëzova “Miss Rinora4” 2008. Në vitin 2009 mora pjesë në “Miss Universe Kosova” 2009 ku u ndava shumë e kënaqur për respektin dhe mikpritjen kosovare, sepse ishte hera e parë që unë isha në Kosovë. Pasi u ktheva në Gjermani më ftuan të konkurroj për “Miss Tuning” që mbahet në “Tuning World Bodensee”, aty e fitova çmimin e parë, për të cilën jam deri në muajin maj të vitit 2010 prezantuesja e “Tuning-Branche” dhe në muajin gusht e kam punuar kalendarin tim në Karibik për vitin 2010.

Mundohem shumë të përcjell trendët botërore pasi edhe profesioni të cilin e ushtroj kërkon të njëjtën gjë. Siç thashë edhe më lartë, kalendari im me këto aktivitete është shumë i përmbushur, por megjithatë përpiqem të përcjell vijimin e trendëve shqiptare dhe botërore, sepse në këtë profesion sikur edhe në shumë profesione të tjera duhet të ecësh me kohën”, thekson Ivezaj. Ajo shton më tej se “Njeriut, Zoti i falë shumë karakteristika ku një prej tyre është edhe bukuria, ndoshta nuk do ta quaja si fortësi, por është një kënaqësi e jetës që përmes saj të ofrohen shumë mundësi. Ta forcon vetëbesimin, pra nëse mund të them që bukuria të jep forcë t’i përballosh edhe më lehtë e më me kurajë sfidat e jetës”.

Besoj se kjo është një përparësi që të ofron në këtë drejtim, por bukuria nuk është e mjaftueshme sepse njeriu duhet të disponoj jo vetëm bukurin por edhe inteligjencën, shkathtësinë, simpatinë dhe karizëm, karakteristika këto të cilat i kërkon profesioni i modeles. Pra kërkon një disiplinë, kujdes dhe punë kompetente për t’i kaluar pengesat që përballemi”. Përveç modelimit ka ndërmend të bëjë gjimnazin dhe dëshira saj është që të ketë një diplomë në dorë, pastaj të vazhdojë edhe studimet.

Në pyetjen se deri kur do të vazhdojë të merret me modelizëm, me një sinqeritet të plotë tregon se: “Të them të drejtën nuk e di as unë, e gjithë kjo varet prej gjërave se si rrjedhin në të ardhmen. Është shumë e vështirë të punosh për agjenci të huaja”, rrëfen Martina. “Nëse nuk iu përmbahemi rregullave që ata kërkojnë është shumë e vështirë, sepse moda ka një rregullore të vetën me të cilën vjen njeriu e mësohet dhe pastaj nuk i duket aspak e vështirë.

Modelja ime e preferuar është Zana Krasniqi, të cilën e adhuroj shumë sepse është bukuroshja e parë e cila përfaqësoi shtetin e ri të Kosovës në “Miss Universe”. Unë jam fotomodele për firma të ndryshme ku aty bëj fotografi që reklamojmë mobilie si dhoma të pritjes, kuzhina, dhoma fjetjeje, po ashtu edhe për magazina veshje, kozmetikë, etj. Gjermani dhe në përgjithësi puna jonë si modele na ofron ndoshta më shumë të mira materiale dhe mundësi atraktiviteti sepse është një shtet i fortë dhe ka një përvojë në strukturat e jetës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here