Listës së modeleve që jetojnë jashtë vendit i është shtuar edhe modelja Martina Ivezaj. E njohur për fotografitë e saj seksi dhe për reklamat e shumta që ka bërë në Evropë, Martina në një intervistë për Express tregon se ka pasur sesione fotografish me fotografë të njohur që kanë fotografuar edhe yje të Hollywood’it.

“Kam pasur një bashkëpunim me fotografë të ndryshëm, në mesin e tyre dy fotografë që janë mjaft të njohur. Ata janë Michael Wilfing dhe Christian Holzknecht. Ky i pari është një fotograf yjesh nga Gjermania dhe punon për revistën “Bravo”. Ndër të tjerë, ai ka fotografuar edhe këngëtaren Shakira, 50 Cent etj”, tregon Ivezaj.

Sa i përket fotografit Christian Holzknecht, që është nga Austria, ka bërë fotografi edhe për revistat e njohura si “Playboy”, “FHM” etj…Ai ka qenë fotografi i Ivezajt gjatë kohës kur ajo ka qenë duke konkurruar për Miss Tunning 2009/10.

Përndryshe, Ivezaj është një modele, e cila ka bërë shumë reklama nëpër TV të shumta, sidomos nëpër panaire të makinave, kryesisht në Gjermani.

Tani ajo ka një ftesë për të bërë disa reklama pikërisht të makinave në Itali, por për shkak të mundësive të kufizuara nuk ka mundur të shkojë sepse ka pasur edhe disa punë të tjera në Gjermani.

“Po ashtu, edhe dy herë më kanë ftuar për një klip muzikor në Amerikë, as aty s’kam mund të shkoj dhe ende nuk e di pse nuk e kam bërë këtë”.

Ivezaj ka një kontratë me një agjenci reklamash në shtetin ku jeton, bashkë me të cilën ka edhe nj kontratë me një agjenci modelimi në Köln. “Aty kam edhe një menaxher personal që kujdeset për mua për ‘auto-show’, paraqitje në TV dhe në fotosesione të ndryshme…”
E pyetur se a do të bënte foto nudo për ndonjë revistë, Martina thotë se edhe pse e kanë ftuar, nuk ka pozuar për foto të tilla.

“Kam pas një ofertë nga ‘Playboy”, por nuk e bëra këtë sepse nuk m’u përshtat kjo gjë. Edhe pse fitimet që do të mund të merrja për këtë punë do të ishin të majme, prapë mendoj se për mua Euro nuk është gjithçka”.

Martina po ashtu pas zgjedhjes si Miss Tunning 2009 kishte punuar si “Tunning World Bodensee”, e cila bën një kalendar me fotografi modelesh me veshje sportive. “Fotografitë i kemi bërë në British Virgin Islands”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Martina ende e konsideron “hoby” modelimin, përderisa thotë se nuk mund të merresh gjithmonë me këtë profesion, përderisa shton se shkollohet për një profesion tjetër. Nga ana tjetër, ajo thotë se ka një karrierë ndërkombëtare. “Unë tashmë kam punuar me disa kompani dhe kam pas paraqitje nëpër revista të ndryshme mode. Kjo u ka hapur dyert ofertave që vinë nga shumë vende të botës”.

Për kë pozoi Martina Ivezaj?

Martina Ivezaj tashmë ka pozuar për një numër të madh të revistave botërore. Ajo për një kohë ka qenë modele në reklamat e revistës “Bravo”, që botohet në Gjermani dhe në vendet gjermanofolëse. Ajo ka qenë në reklamat e revistës “Mcfit Magazin”, ku ka bërë reklamimin e bikinëve dhe gjërave të ndryshme sportive. Interesante është se Ivezaj është njëra prej atyre vajzave që ka marrë pjesë në “roundgirl”, ku ka boksuar Kltichko, fakt që shumë pak njerëz e kanë ditur. Ajo ka qenë pjesë e reklamës së një emisioni që është transmetuar në ProSieben dhe një tjetër në RTL 2. Ivezaj ka një karrierë të mirë, sidomos në reklamimin e makinave sportive dhe pajisjeve sportive në Evropë. /Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here