Martin Scorsese do të kthehet prapa në karrierën e tij për t’u ribashkuar me Roberto de Niron.

Dyshja do të punojë në realizimin e filmit për të famshmin Frank Sheeran, të titulluar “The Irishman”. Bashkëpunimi i fundit i regjisorit Scorsese me De Niron ka qenë në vitin 1995, kur kanë realizuar dramën “Casino”.

Skenari i filmit është shkruar nga Steven Zaillian, i bazuar në librin e Charles Brandt “I heard you paint houses” të botuar në vitin 2004.

Sipas raportimeve të mediave thuhet se edhe aktori Al Pacino do të bëhet pjesë e këtij projekti filmik, përkrah me kolegët e tij Joe Pesci dhe Harvery Keitel. Filmi “The Irishman”, do të fillojë të xhirohet në vitin e ardhshëm.

Ndryshe, Scorsese dhe De Niro për herë të parë kanë punuar së bashku në filmin “Mean Streets” të realizuar në vitin 1973. Gjatë viteve ata kanë punuar bashkë filma si “Taxi Driver”, “The king of comedy” dhe “Goodfellas”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here