Këngëtari homoseksual Ricky Martin, ka reaguar kundër Miss Perusë, Cindy Mejia, pasi ajo insiston se nuk do të lejojë që fëmijët e saj të bëhen homoseksual kur të rriten.

Bukuroshja peruane ka shqetësuar grupet e homoseksualëve me komentet e saj publike, në të cilat thoshte se homoseksualët e rritur janë produkt i fëmijërisë së keqe dhe familjeve jofunksionale.

Mejia ka thënë: “Dita që Zoti do të më mundësojë të kem fëmijë, do të kujdesem që të mos bëhet homoseksual, pasi këto gjëra ndodhin ndoshta për faktin se një fëmijë mund të jetë rritur pa baba, ose ka qenë i munduar apo ka jetuar në shtëpi me të ëmën dhe motrat dhe është bërë më femëror se që duhet”.

Këngëtari Martin, i ofenduar ka reaguar nëpërmjet Twitter me fjalët: “Ç’turp! Komente budallaqe. Padituri komplete”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here