Aktori i shndërruar në muzikant Steve Martin dhe bendi i tij do të jenë pjesë e festimeve të amerikanëve më 4 Korrik, duke performuar në njërin nga ambientet historike në Washington.

Sipas Associated Press, ylli i filmit “The Father of the Bride” dhe grupi i tij “The Steep Canyon Ranchers” do ta këndojnë “Me & Paul Revere” në kryeqytetin amerikan në Ditën e Pavarësisë.

Yjet tjera që do të performojnë në këtë datë të rëndësishme, janë: ylli i “Glee”, Matthew Morrison, fituesi i American Idol, Jordin Sparks, Little Richard dhe Josh Groban.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here