Këngëtarja Adele dhe i fejuari i saj Simon Konecki janë martuar muajin e kaluar, sipas ‘Daily Mail’.

Një burim pranë artistes britanike ka konfirmuar se Adele ka bërë celebrimin në mënyrë sekrete. “Adele dhe Simon janë martuar dhe unë isha i ftuar”, është shprehur burimi.

Fituesja e çmimit Grammy e ka njohur bashkëshortin e saj gjatë periudhës së rekuperimit nga operacioni në kordat vokale. Gjithashtu Adele lajmëroi në muajin qershor me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare në internet se është në pritje të një fëmije.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here