Ish-bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Sadije Berisha ku publikuar në rrjete sociale një foto shumë të vjetër të saj, e cila daton në vitin 1988 në New Yersey.

Në këtë foto tregohet dita e saj e martesës me bashkëshortin e parë, për të cilin ajo ka zbuluar se nuk e njihte deri ditën kur u bë nuse. Gjithashtu në këtë postim ajo ka shpjeguar disa nga zakonet e vjetra të dasmave ku nusja nuk duhet të qeshë, ndërkohë që ajo ishte vetëm 20 vjeç dhe e virgjër. Një tjetër detaj që ajo ka zbuluar dhe që nuk dihej më parë është se Sadija është kushërirë me fotografin e njohur Fadil Berisha, i cili është edhe autor i kësaj foto:

 “Nëna ime sapo më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë…

Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimano-shqiptare). Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare..

Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më shkrepi.

Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Të qeshësh në martesën tënde  nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”,-ka përfunduar Sadija postimin e saj në rrjete sociale./Gazeta Express/  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here