Në familjen e famshme Jackson, po shtohet numri i anëtarëve që i takojnë besimit islam.

Kjo pasi Janet Jackson do të kurorezohet me të fejuarin Wissam Al Mana, në Doha, Katar, që është vendlindja e miliarderit. Ata janë duke bërë përgatitjet për ceremoninë qe do të zhvillohet në vitin 2013, kur çifti do të martohet në një ceremoni muslimane.

Shkrimtari turk Adnan Oktar (Harun Yahya aka), pretendon se 46 vjeçarja Janet Jackson është konvertuar në Islam – siç kishte bërë edhe vëllai i saj, Michael Jackson – por kjo ka zgjedhur që fenë e pranuar ta mbajë sekret nga fansat e saj.
Sipas një burimi të afërt me çiftin, ceremonia e dasmës do të jetë “një nga më të mëdhat, më të paharrueshmet dhe ekstravagantet në historinë e kohëve të fundit”.
Ata thuhet se do të shpenzojnë 3.000.000 dollarë për të sjellë 500 të ftuarit e tyre në dasmë nga e gjithë bota, ndërsa Wissam dëshiron tu japë të gjithë të pranishmëve nga një orë “Rolex”, me vlerë prej 10.000 $ secila, si një falënderim për pjesëmarrje.

Janet është në lidhje me Wissam, që nga vera e vitit 2010. I fejuari i këngëtares 46 vjeçare është pothuajse një dekadë më i ri se ajo, por Jackson ka insistuar edhe më parë, se nuk ka asgjë të keqe rreth lidhjeve me burra më të rinjë, për sa kohë që çifti është i lumtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here