Një milion persona festuan në rrugët e Londrës martesën e shumëpritur mes princit William dhe Kate Middleton.

Të dhënat janë bërë të ditur nga zyrtarë të policisë së kryeqytetit britanik, e cila ka qenë e angazhuar maksimalisht për këtë eveniment.

Gjithashtu, martesa mbretërore ka pasur edhe audiencën më të madhe të regjistruar ndonjëherë në botë, pothuajse 2 miliardë, dyfishi i martesës mes Charles dhe Diana në 81-shin.

Martesa e Will dhe Kate ka qenë edhe evenimenti më i madhe multimedial, me pamje direkte të transmetuara në Twitter, FB dhe në një kanal të posacëm në You Tube.

Për ruajtjen e sigurisë gjatë ceremonisë madhështore u angazhuan 5 mijë agjentë sigurie, plus 900 të tjerë që ndoqën itinerarin e martesës.

Gjatë ceremonisë ra në sy edhe fluturimi i avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore në qiellin gri të Londrës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here