Marsela Bujaj, është zyrtarisht, vajza më e bukur e Bjeshkëve për vitin 2012. Kjo 16 vjeçare pak ditë më parë ka vënë mbi krye kurorën më të lakmuar prej vajzave të këtyre anëve.

Logu i Bjeshkëve, konkursi që zgjedh më të bukurën e maleve tashmë është bërë një tradite disa-vjeçare që zhvillohet nga Komuna e Kelmendit të rrethit të Malësisë së Madhe.

Por, “Miss Bjeshka” nuk është thjesht një garë mes të bukurave. E përzgjedhura duhet të mbartë virtyte dhe shumë aftësi.

“Për të marrë pjesë ishte një gëzim shumë i madh nga ana ime, por kur konkurron ka shumë emocione, mendon kush do e marrë unë apo tjetra, kush është më e bukura. Emocionet nga mbarimi, kur afrohet ndarja e çmimeve bëhen gjithmonë e më të mëdha”, ka thënë Marsela për TCH, duke shtuar se ky nuk është vetëm konkurs bukurie, por edhe shkathtësie.

Marsela, qe eshte nga fshati Tamare do të mbretërojë për një vit me kuroren e më të bukurës së vendit. Por, përveç afirmimit të bukurise se saj, titulli i Miss-it nuk do të ndryshojë shume pritshmëri në jetën e vajzës. Ajo sërisht mbetet një bukuroshe që do të duhet të merret me gjërat e zakonshme të jetës së saj.

Edhe pse një gare shume e lokalizuar, Miss Bjeshka ka një rëndësi shumë të madhe për vajzat e zonës. Ato konfirmojne bukurine në Logun e tyre dhe për një vajze që bën një jetë shumë të thjeshtë, ngjarja merr domethënie jashtëzakonisht të madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here