Marko Caka në një nivel me Steve Martinin dhe Sophia VergaranMarko Caka është një prej aktorëve që po krijon karrierë në SHBA.

Aktori deri më tani ka pasur shumë role filmike, të cilat janë vlerësuar shumë lartë prej kritikëve të artit.

Kjo ka bërë që shkodrani 45-vjeçar të jetë pjesë edhe aktorëve të mëdhenj të botës së kinematografisë amerikane, transmeton Telegrafi.

Së fundi, portali i mirënjohur amerikan ka futur në mesin e 100 yjeve botërore edhe aktorin e filmit ‘Bridge of Spies’, ku në rolin kryesor është shfaqur Tom Hanks.

“Togetherstars” ka renditur Cakën përkrah yjeve të tilla si Steve Martin, Sophia Vergara dhe Aissa Maigas.

Ndryshe, Caka do të jetë pjesë e filmit “The Greatest Showman”, ku protagonistë janë yje, si Hugh Jackman, Zac Efron e Rebecca Ferguson, ndërsa flet për shoumenin, politikanin dhe biznesmenin amerikan, P. T. Barnum, i cili portretizohet nga Jackman. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here