Mark Wahlberg, film për një lojtar të NBAMark Wahlberg ka një lidhje të veçantë me botën e sportit. Aktori dhe producenti i njohur hollivudian, protagonist i filmit “The Fighter” në vitin 2010, tani po mendon të sjellë në ekranin e madh historinë e një prej yjeve të NBA, Caron Butler, lojtarin veteran të Sacramento Kings.

Basketbollisti që në 15 vjet është arrestuar 15 herë nga policia ka rrëfyer historinë e fëmijërisë së tij në librin “Tuff Juice”, histori që duket se ka ngjallur interesin e Wahlberg. Ky i fundit tashmë ka nisur bisedimet me Butler, me këtë të fundit që duket se e miraton projektin e producentit 44-vjeçar.

“Ekziston mundësia. Kam kaluar pak kohë me Wahlberg dhe i tregova historinë time”, thotë Butler, i cili në librin e tij shpjegon sesi arriti që të lërë pjesën e errët të jetës së tij kur ishte shpërndarës droge, për t’u bërë protagonist në NBA.

Butler arriti deri aty sa propozoi emrin e aktorit që do të interpretojë rolin e tij dhe bëhet fjalë për Michael B Jordan. “Më ka pëlqyer puna e bërë nga Jordan në filmin “Fruitvale Station”. Besoj se ai do ta tregonte më së miri të gjithë historinë time”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here