Ylli i emisionit kroat “Kroacia kërkon…” Mark Marku, i cili të hënën ka vizituar Kosovën, ka thënë në një intervistë për Klan Kosova se ai nuk është në lidhje me yllin tjetër, Marcela Oroshi e cila u rëndit e dyta në emisionin “Kroacia kërkon Superyllin”.

“Jo, nuk është e vërtetë. Kanë qenë disa thashetheme në media. Marcelën e kam shoqe dhe ka prindër shqiptarë, por nuk kemi diçka tjetër me të”, ka thënë Marku.

Sipas tij, Marcela ka prindër shqiptarë, por ajo nuk di të flet mirë shqip për shkak se është lindur dhe rritur në Kroaci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here