Në shumë emisione garuese për talente të rinj anekënd botës po garojnë edhe shumë shqiptarë, por jo vetëm kaq. Ata me talentet e tyre janë duke u vlerësuar shumë nga juritë profesionale.

Pas Ardian Bujupit, i cili vazhdon ende garën në “Deutschland sucht den Super Star” (Gjermania kërkon super-yllin”, dhe Melinda Ademit që u paraqit në “American Idol” (Idhulli amerikan), është një tjetër talent kosovar i cili është duke korrur sukses në një kompeticion talentesh. Ai konkurron në spektaklin kroat “Hrvatska trazi zvijezdu” (Kroacia kërkon yllin) dhe emri i tij është Mark Marku.

Marku, i cili është nga Kosova dhe jeton në Kroaci, është duke mahnitur jurinë e këtij spektakli . Ai është futurë në 15-shën e më mirëve. /Telegrafi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here