Pjesëmarrja në show-n e talentëve “Kroacia kërkon yllin” ka qenë përvojë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme dhe “dërrasë kërcyese” për karrierën time, por do të dëshiroja që njerëzit të më konsiderojnë si këngëtar të pavarur, dhe jo vetëm kandidatët e këtij show, pohoi 19-vjeçari Mark Marku, për mediet kroate.

S’e harron Kosovën

Të riut sharmant nga Kosova këtë vjeshtë i është realizuar ëndrra jetësore.

Në emisionit e RTL-it u takua dhe u bë mik me idhullin e tij Tony Cetinski-n, i cili i premtoi se do ta marrë nën mbikëqyrje dhe do ta bëjë produksionin e albumit të tij të parë. Në bashkëpunim me Mira Buljan-in e realizoi singlin e tij të parë.

Kjo këngë tashmë e pati premierën e tij. “As në ëndrrat më ‘të çmendura’ nuk kam menduar se do të bashkëpunojë me Tony-n. Mendoja se po bën shaka dhe kam qenë shumë i befasuar kur më thirri në bisedë”, tha Marku. Shpresa e këngës ka vetëm fjalë falënderimi për mentorin e tij të ri.

Tashmë janë duke mbledhur këngë për albumin e Markut, ndërsa Tony pohon se në çdo moment është i gatshëm që t’i përmbush dëshirat e tij. Kështu këngët e Markut do të përpunohen dhe këndohen edhe në gjuhën shqipe.

“Do të dëshiroja që albumi im të jetë i mirë sikur i tij, megjithatë ai është emri më i madh i estradës kroate”, tha Marku. Kësaj vere ka qenë në turne, ndërsa një muaj e gjysmë e kaloi me familjen në vendlindjen e tij në Kosovë.

Në vendlindje ai e mori patentë shoferin dhe e përfundoi shkollën e mesme. Në Kosovë e vizitoi edhe bashkëshortja e Tony-t, Ivana Nobilo-Cetinski. Edhe pse nuk kanë pasur kohë ta vizitonin qytetin e tij Prizrenin, Ivanës i pëlqeu shumë Prishtina, ndërsa mbeti e magjepsur me njerëzit miqësorë dhe mjaft të hapur.

Ende nuk ka të dashur

Këngëtari i ri në Zagreb ende duhet ta përfundojë shkollën e mesme të muzikës. Violinën për herë të parë në dorë e kishte në moshën 6-vjeçare, ndërsa luan edhe në pianon dhe kitarë.

“Kam mbetur në konvikt. Nuk kam dashtë të zhvendosem, se këtu jam që kur kam arritur në Zagreb. Tani jam maturant dhe dëshiroj ta përfundoj këtë periudhë të jetës në vendin e dëshiruar”, potencoi ky këngëtar.

Të dashur ende nuk ka, por gjithmonë gjen kohë për hobitë e preferuar, basketboll dhe kik-boks. “Për dashuri nuk brengosem. Më është e rëndësishme ta gjejë dikë që më kupton dhe me të cilin do të përshtatesha mirë”, tha kohë më parë Mark.

Sikur çdo yll, që është në zhvillim e sipër, ai tashmë e ka grupin e adhuruesve në “Facebook”, ndërsa këtë rrjet shoqëror e kanë “pushtuar” me dhjetëra profile të rrejshme me emrin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here