Ku ndodhet Mariza Ikonomi? Me një fustan rozë me lule në duar, këngëtarja e njohur ka marrë pjesë në dasmën e motrës së saj buzë bregdetit në Golem të Durrësit.

Mariza martoi motrën e saj Ledia Ikonomi. Motra e vetme e këngëtares, autore e mjaft teksteve të këngëve të Marizës, ka celebruar lidhjen e saj me Danielin, djaloshin nga Amerika që i rrëmbeu zemrën bukuroshes gati dy vjet më parë.

Një dasmë në breg të detit, me shoqërues, betime dhe premtime (ashtu si nëpër filma, u komentua nga të gjithë), një stil amerikan që u përshtat bukur dhe padyshim, me emocione të forta. Sigurisht, Mariza ishte më e ndjeshmja në këtë rast.

Përveç marrjes përsipër të organizimit të dasmës të së motrës, ajo i kishte bërë edhe një surprizë asaj. Një këngë e titulluar “My Ledia”, që emocionoi të gjithë, e padyshim ishte dhurata më e bukur për Ledian nga Mariza. /Bluetooth/

1 Koment

  1. Ishte nje dasem e mrekullueshme, ku gjithcka shkoi per se miri. Kenga e Marizes per Ledian, ishte shume emocionuese per te gjithe ne. KLM

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here