Duken kohë të arta këto për këngëtaren e mirënjohur me zërin e fuqishëm Mariza Ikonomi.

Zhvendosja e saj në Francë i ka sjellë një drejtim të ri karrierës muzikore dhe jo vetëm.

Përveç studimeve Master, dhe koncerteve të ndryshëm që ka pasur në disa prej qyteteve kryesore në Francë si, Paris, Nicë dhe Monte Carlo pak javë më parë ajo ka realizuar edhe këngën e saj të parë në frëngjisht që do të jetë për tregun fërngjist folës.

Një hap i madh ky për këngëtaren që prej dy dekadash është një nga yjet e muzikës shqiptare.

Por së fundmi kemi mësuar edhe lajme që kanë të bëjnë për imazhin e këngëtares.

Ajo është zgjedhur nga kompania “New York Cosmetics” si imazh për linjën në Francë e që së shpejti do të hapet në Shqipëri.

Linja e produkteve kozmetike me qendër në kryeqytetin amerikan e cilëson atë si yllin e pop-it shqiptar, arsye kjo që e kanë zgjedhur si dëshmitare të produkteve tepër cilësore, mjaft të suksesshme në kontinentin e largët dhe që po përhapet edhe në Europë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here