Mariza Ikonomi rrëfen lidhjen që e lëndoi: Ai më la dhe erdhi pas tre ditëshKëngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është në ndër artistet shqiptare e cila e ka ruajtur gjithmonë jetën private me shumë fanatizëm.

Por në një intervistë për INTv, Mariza është rrëfyer për lidhjen e saj 5-vjeçare që ka lënë gjurmë tek ajo. Ajo ka treguar se është ndarë pasi ish i dashuri i saj e kishte lënduar.

“Jam lënduar. Ai nuk është se më bëri ndonjë gjë të madhe, por unë si kokëderre që jam, mendova se ishte diçka e madhe. Më la dhe u kthye pas tre ditësh për t’u pajtuar, por unë nuk e mendova gjatë dhe nuk e fala. Dhe kështu përfundoi. Doja të tregoja kokëfortësinë time. Kjo ishte dhe lidhja më e gjatë që kam pasur, pesë vjet. U ndamë se më lëndoi”, rrëfeu këngëtarja duke thënë gjithashtu se tashmë është në një marrëdhënie të re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here