Një gazetë e përditshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë lajmit të koncertit të këngëtares shqiptare Mariza Ikonomi.

“Au Royal Casino avec Mariza Ikonomi” – shkruan në titull të shkrimit që flet për këngëtaren shqiptare dhe për këtë mbrëmje koncertore, ku Mariza bashkë me një duo kitaristësh do të sillnin një mbrëmje pop soul.

Mariza prej gati një viti është vendosur në Nicë me studime dhe, krahas shkollës, ka nisur të këndojë me sukses në disa night klube në këtë qytet. Me sa duket talenti i saj është pikasur edhe nga njerëz të artit e gazetarisë, të cilët kanë filluar ta mbështesin.

Ky shkrim e vërteton më së miri suksesin e këngëtares shqiptare në Francë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here