Pushimet në Nicë (Francë) të këngëtares me zërin e veçantë, Mariza Ikonomi, kanë rezultuar edhe me një fat të madh profesional.

Ndërsa artistja gjendej në një prej qyteteve më të bukura të Francës, ka mësuar për konkurrimin që bëhej në një universitet aty për studimet master.

Nuk e ka zgjatur dhe është regjistruar për të konkurruar. Pasi ka dhënë provimet në muzikë klasike dhe Jazz ka ezauruar ditët e mbetura në Nicë dhe është kthyer në Tiranë. Dhe ja, pak ditë më parë Ikonomi ka mësuar se ka fituar studimet master për muzikë klasike në vendin e artit.

Studimet do të jenë dyvjeçare dhe do ta largojnë pak atë nga kryeqyteti, por do të jenë një derë e re për të eksploruar muzikën e saj edhe jashtë Shqipërisë! Se si do ta shfrytëzojë këtë mundësi Mariza, ka kohë, kështu që ne i urojmë sa më shumë suksese!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here