Mariza Ikonomi mëndon se muzika është një industri fitimprurëseMuzika është kthyer prej vitesh në një nga industritë më fitimprurëse, madje me të njëjtin sy e sheh edhe Mariza Ikonimi profesionin e saj.

Duke mos e mohuar faktin se fiton shumë nga ky profesion, këngëtarja ka refuzuar të flasë për shifra.

“E kam parim në punët e mia të mos them shifra.

Por, jam pjesë e tregut të vlerësuar dhe janë shifra të konsiderueshme dhe të mira.

Mendoj se varet ku shkon dhe nga imazhi që ke. Kur nuk je këngëtare e mirëfilltë, është pak më e vështirë pasi shpesh herë tregu kërkon të jesh një kukull që lëviz gojën, gjë që unë nuk mund ta bëj”, – është shprehur ajo.

Ajo e pranon se kur vjen për ofertat e koncerteve, i vlerëson ato dhe për të mbetur e kënaqur i duhet që të bëjë shpesh kompromise me organizatorët këtyre evenimenteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here