Mariza Ikonomi me emision televizivËshtë bërë një kohë e gjatë prej kur Mariza Ikonomi, si një prej këngëtareve me shumë hite dikur, ka sjellë diçka të re.

Ajo në mënyrë sporadike publikon projekte të reja kohë pas kohe, por nuk është se mbetet shumë aktive me intervista e paraqitje televizive.

Por, ndonëse Marizën nuk e shohim shpesh në intervista, ajo ka tash e një kohë që ekranit nuk po i mungon.

Këngëtarja ka nisur një emision të titulluar “Me Marizën”, ku si personazhe përballë ka emra të njohur që i kanë kontribuar skenës muzikore shqiptare, transmeton Prive.al.

Zhani Ciko e Myrafete Laze si dy figura me kontribut të madh në diskografinë tonë kanë qenë disa prej të ftuarve të parë të emisionit që në dukje është i thjeshtë, por tenton të sjellë një dimension ku ajo që përkrahet është vlera.

“Me Marizën” transmetohet në një prej televizioneve lokale në Shqipëri, TV Scan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here